Klubi i ACN Nentor 2013: Sfidat e ACN dhe Legjislacioni në biznesin e konsulencës

Ndikimi i legjislacionit në biznesin e konsulencës” ishte tema e trajnimit të ofruar për anëtarët gjatë Takimit të Klubit të ACN në datën 14 Nëntor 2013, pranë Sky Tower Bussines Centre. Sfidat dhe vështirësitë që i paraqiten biznesit të konsulencës në Shqipëri u diskutuan nga të pranishmit, diskutim i nxitur nga prezantimi i Av. LLM. Artan Bozo për anëtarët.

Çështje të tjera të takimit ishin detajet mbi pjesëmarrjen në trajnimet Certified Management Consultants të mbështetura nga Zyra e BAS në Shipëri dhe Roli i ACN në këto seri trajnimesh. Detajet të mëtejshme mbi takimin dhe një raport të shkurtër mbi diskutimet dhe detyrat për të ardhmen si dhe prezantimin e radhës do ta gjeni në Zonën e Anëtarëve.