Klubi i Konsulenteve te ACN kete radhe ishte i ftuar special i Qendres Linkoln ne Shqiperi. Takimi u mbajt me 3 Dhjetor 2015. Prezantimi i nderhyrjeve per rrijtjen e kapaciteteve te Biznesit ne Shqiperi dhe zhvillimi i aktiviteteve te perbashketa mes ACN dhe Qendres Linkoln, ishte qellimi i ketij takimi.
Znj. Aida Repishti, dhe koleget e saj, znj. Julia Janecko dhe z. Josh Miekley ndane per pjesemarresit informacionet e meposhtme.
1. Nje historik i shkurter i Fondacionit Linkoln si dhe kontributi i Linkoln ne vitet e fundit ne trainimet profesionale te biznesit;
2. Mundesite e bashkepunimit te ACN me Qendren Linkoln;
a. Referenca mbi trainimet perkatese
b. Perdorimi i mjediseve te Linkolnit dhe logjistiken e tyre
c. Bashkepunime me trainere vendas apo te huaj, sipas nevojes.
Me shume detaje lidhur me aktivitetet e Linkoln ne Shqiperi, e gjeni ne kete Prezantim.
Urojme te zhvillohemi ne nje te ardhme te afert me plane konkrete te perbashketa mes ACN dhe Linkoln ne Shqiperi.