ACN në datën 17 Janar 2019 mundsoi në ambietet e Delano organizimin e  takimit te rrjetezimit “Let’s get together” - Let's make business together” . Takimi kishte si qellim sjelljen bashke te Konsulenteve profesioniste shqiptare pjestare te platformes se komunikimit ne Whatsapp te ACN. Fillimisht pjesemarresit te moderuar edhe nga z.Dritan Mezini (Anetar i Bordit ACN) prezantuan veten dhe sherbimet e tyre perpara nje grupi te madh konsulentesh ne takim, afersisht 60 te tille. Me pas z. Arben Memo (Drejtues i Bordit ACN) , ne emer te Bordit dhe anetareve te rregjistruar te ACN, beri nje prezantim te shkurter mbi Historikun , Objektivat  dhe Aktivitetet qe ACN organizon dhe promovon ne suport te Biznesit te Konsulences. Ne takim patem kenaqesine te pershendeteshim edhe nga Z.Eduard Shalsi, Minister i Siperrmarrjes , te cilin e falenderojme pasi zgjodhi te ishte me ACN ne aktivitetin e tij te pare ne rolin e Ministrit.

Disa nga eventet ACN planifikon per 2019-n  jane sa me poshte:

1. Forumi i II-te i Konsulences ( 30 Maj 2019 )

2. Evente B2B / C2B ne bashkepunim me AITA ne javen 4-8 Mars: a) Trajnim “How to organize a B2B event” (1 dite) b) Trajnim “Export Marketing for IT companies” (2 dite - ka vend per konsulente te eksportit

3. Pjesemarrje ne aktivitetin “Agrotech Expo & Forum” ne bashkepunim me RISI Albania (15-16 Mars) - ka vend per anetaret qe japin sherbime ne agrobiznes.

4. Klubi i Konsulenteve “Members to Members - MtM” ( mars / qershor /  shtator / dhjetor 2019 - kane prioritet anetaret e rinj ).

5. Dy Trajnime te dedikuara per CMC ne bashkepunim me BERZH ( datat tbd se shpejti).

6. Aktivitete Networking me Shoqata Biznesi dhe Shoqata analoge te Konsulences ne Kosove, Itali ( datat / eventet tbd se shpejti).

7. Pjesëmarrje periodike ne Takimet e Keshillit te Investimeve, te organizuar nga BERZH ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise dhe Financave.

Mesazhi yne si ACN eshte qe te behemi me shume se bashku per te gjeneruar me shume biznes dhe ide me qellim promovimin dhe mbeshtetjen e sherbimeve te konsulences profesionale.

Kjo është një ftesë për të gjithë anëtarët e platformes  ne Whatsapp ACN dhe te tjereve qe ishin pjese e takimit te dates 17 Janar 2019, qe te anetaresohen ne menyre qe te jemi bashke edhe fizikisht dhe kontribojme ne te te gjithe eventet qe parashikojme ose te mund te propozojme te tjera se bashku.

Për rregjistrime apo informacione shtesë dërgoni email në office@albconsulting.org,  vizitoni faqen www.albconsulting.org ose na kontaktoni me numrat tanë të telefonit 042233448 / 0692032520 .

Nga BORDI ACN