Aktivitetet dhe pjesëmarrjet e ACN-së për promovimin, përfshirjen dhe rritjen e anëtarësisë së rrjetit të saj jane ne vazhdimesi. ACN mori pjesë në një nga trajnimet koordinuese të rradhës së ARZH-së të Tiranes, anetare themeluese e rrjetit te ACN-së. mbështetur edhe nga Programi Italo–Shqiptar për Zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme  në Shqipëri: me temë “Rritja e Aksesit të SME-ve në Kreditin Bankar” të zhvilluar në datën 11 Prill 2013, në qytetin e Vlorës.

Z. Ilir Rembeci, drejtues i ARZH-së në Tiranë, mbajti një prezantim mbi temën e sipërpmendur, duke theksuar rolin e ARZH-ve në mbështetje të aktiviteteve të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe konsulencës në Shqipëri. Ai vecanerisht theksoi nevojën për iniciativa të organizuara të konsulencës me synim zhvillimin dhe forcimin e kontakte me organizma konsulence në rajon dhe EU, si dhe identifikimin e mundësive të reja biznesi për anëtarët e këtyre rrjeteve. Në këtëe kuadër ai prezantoi dhe diskutoi me të pranishmit edhe objektivat dhe mundësitë që ofron bashkëpunimi me një organizëm profesional të konsulencës sikurse është ACN.