BERZH mundësoi informacion rreth shërbimeve të konsulencës për sipërmarrësit për ndërkombëtarizimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Rrjetin e Konsulentëve Shqiptarë (ACN) organizuan sot një forum biznesi mbi “Si të mbeshtetim ndërkombëtarizimin e SME-ve“për sipërmarësit në Shqipëri.
Me fonde nga Bashkimi Evropian, BERZH po implementon programin Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri duke ndihmuar ndërmarjet të kenë akses në njohuritë që ato kanë nevojë për të zhvilluar, në mënyrë që të bëhen më inovative, konkuruese dhe të rriten duke u lidhur me konsulentë lokalë dhe ndërkombëtarë.
Falë fondeve nga Bashkimi Evropian, BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri organizoi një trajnim mbi “Diagnostikimin e Bizneseve Eksportuese “ me qëllimin për të zhvilluar aftësitë e konsulentëve lokalë ne fushën e ndërkombëtarizimit të SME-ve.
Forumi I biznesit I mbajtur në fund të trajnimit solli së bashku konsulentë dhe perfaqësues të biznesit për të ndarë njohuritë mbi praktikat më të mira në mënyrë që të rritet konkurueshmeria midis ndërmarjeve dhe të mbështetet ndërkombëtarizimi nëpërmjet shërbimeve të konsulencës dhe aksesit në financim.Ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të ndërtuar marrëdhenie biznesi dhe për të zgjeruar rrjetin e konsulencës.
Kreu I Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Yngve Engstroem duke folur në event nenvizoi asistencën afatgjatë të BE në promovimin real të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. “Procesi I integrimit kërkon që Shqiperia të konsolidojë ekonominë dhe sektorin e biznesit dhe të jetë e aftë të konkurojë me shtetet e tjera anetare të BE.Forcimi dhe ndërkombetarizimi I SME-ve është jetik për të ardhmen e vendit në qoftë se do të jetë një pjesëtar konkurues I BE, i aftë për të përfituar nga tregu I zgjeruar” tha Z Engstroem.
Znj Milva Ekonomi Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes tha :Është e rëndësishme për t’u theksuar se roli i BERZH-it në Shqipëri është i një rëndësie të veçantë. Në kuadrin e zbatimit të strategjisë së BERZH-it 2016-2019, për Shqipërinë, krahas projekteve të rëndësishme në fushën e energjisë dhe infrastrukturës, një vëmendje e veçantë i kushtohet mbështetjes për rritjen e konkurueshmërisë të sektorit privat, për ndërtimin dhe zhvillimin e shpirtit të sipërmarrjes.Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave për zhvillimin e sektorit privat, si objekt të punës së saj ka marrjen e masave legjislative dhe institucionale që çojnë në zhvillimin e metejshem të kulturës së sipermarrjes dhe krijimit te vendeve te reja te punes, per te zhvilluar nje treg pune, kryesisht duke ndihmuar bizneset fillestare. “
Kreu I BERZH në Shqipëri, Z Matteo Colangeli, tha : “BERZH është I përkushtuar në mbështetjen e SME-ve në Shqipëri.Ne kemi qëllim të zhvillojmë financimin në këtë segment të ekonomisë , nëpërmjet investimeve direkte dhe gjithashtu partneritetit me bankat tregëtare. Ne këtë drejtim , shërbimet tona të konsulencës luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e konkurueshmërisë , ndërkombëtarizimin dhe formalizimin e SME-ve, të cilat do të mundësojnë financim dhe rritje“
Ne Shqipëri, duke filluar nga viti 1996 ne kemi ndihmuar mbi 570 ndërmarje të kenë akses në këshillim, falë fondeve nga BE, Italia, Hollanda, Luksemburgu, Japonia, Kanadaja, Portugalia, Suedia, Fondi Teknik per bashkëpunimin Taiwan –BERZH, dhe Fondi I Aksionerëve të BERZH.Puna jonë në Shqipëri aktualisht financohet nga Bashkimi Evropian, Italia, Luksemburgu, Suedia dhe Fondi I Aksionerëve të BERZH.
Lista e pjesëmarrësve
Name/Surname | Position | Company Name | |
Florian Demi | Commercial Director | Kreatx shpk | Florian.demi@kreatx.com |
Elma Çali | Specialist | Albanian Investment Development Agency | Elma.Cali@aida.gov.al |
Nevila Luzi | Product Development Coordinator | DigitAlb | Nevila.luzi@digitalb.tv |
Denisa Murataj (Zefi) | Project Coordinator | Costinger Consulting | denisa.zefi@gmail.com |
Endri Ndoni | Research Consultant | AIMS International Albania Shpk | endri.ndoni@aims.al |
Ermal Banja | CEO | LOERMA Shpk | info@loerma.com |
Gojart Smaja | Consultant | Gojart Smaja (P.F.) | gojart.smaja@gmail.com |
Valmira Pajenga | Financial Accountant | SHKF 2015 Sherbime Kontabile dhe Fiskale | valmirapajenga@yahoo.com |
Fatjon Sinani | Commercial Manager | TBI CONSULTING | fatjon@tbi-al.com |
Flutura Veipi | Consultant | Arché Consulting | Flutura.veipi@archeconsulting.com.al |
Ina Veliaj | Import – Export Manager | Expertise Marketing Trade (EMT) | ina.veliaj@emt-al.com |
Serenela Ngjela | Consultant and Account Manager | INFOSOFT SYSTEMS shpk | sngjela@infosoftgroup.com.al |
Fadiola Durro | Consultant | Flaga Consulting | fadiola.durro@tibo.tv |
Pellumb Qoseja | Consultant | Albanian Investment Development Agency | Pellumb.Qoseja@aida.gov.al |
Malvina Shushku | Consultant | Inovacion | malvinashushku@gmail.com |