Konsulencë Financiare

Financa menaxheriale ose korporative merr përsipër sigurimin e fondeve për një aktivitet biznesi. Zakonisht kjo përfshin balancimin e riskut dhe të përfitimit, në përpjekjen për të maksimalizuar shëndetin e një entiteti biznesi dhe vlerën e kapitalit të tij.
Financimet afatgjata sigurohen nga kapitali i pronarëve dhe kreditë afatgjata. Kombinimi i tyre formëson strukturën e kapitalit të kompanisë.
Financimet afatshkurtëra ose kapitali punues, sigurohet më së shumti nga linja kredie të gjera.
Investimet ose menaxhimi i fondeve është një tjetër vendim biznesi që buron nga financa.
Një investim është shtimi i një aseti, me besimin se ky aset do ta ruajë ose do ta rrisë vlerën e tij. Në menaxhimin e investimeve – në përzgjedhjen e një portofoli investimesh – dikush duhet të vendosë në lidhje me çfarë, sa dhe kur të investojë.
Për ta bërë këtë, një kompani duhet:

  • të identifikojë objektivat e përshtatshëm dhe kufizimet, shtërngesat, synime institucionale ose individuale, kufijtë kohorë, paralajmërimet e riskut dhe konsiderimin e taksave;
  • të identifikojë startegjinë e përshtatshme: aktive vs pasive strategjinë mbrojtëse
  • të masë performancës e portofolit të zgjedhur

Menaxhimi financiar përmbledh një fushë të gjerë ekspertize, e cila nuk rreket dot nga kontabilisti i një kompanie. Në këto hapësira të vendim-marrjes nevojitet asistenca e specializuar e konsulentit financiar.
Menaxhim financiar përbashkohet me funksionin financiar të kontabilistit.
Menaxhimi i llogarive financiare është aplikimi praktik i teknikave të menaxhimit për të kontrolluar dhe raportuar mbi shëndetin financiar të një biznesi.
Kjo përfshin analizën, planifikimin, implementimin dhe kontrollin mbi programet e ngritura për të gjeneruar raportimin e të dhënave financiare në lidhje me vendim- marrjen menaxheriale.
Këtu bëjnë pjesë mbajtja e llogarive bankare, përpilimi i pasqyrave financiare, përcaktimi i marzhit të vetëfinancimit dhe analiza e performancës financiare.
Menaxhimi i kontabilitetit është procesi i identifikimit, matjes, akumulimit, analizës, përgatitjes, interpretimit dhe komunikimit të informacionit të përdorur nga menaxhmenti për të planifikuar, vlerësuar dhe kontrolluar brenda një entiteti e për të siguruar përdorimin e përshtatshëm të resorseve ekonomike.