Kodi i Etikes

Klientët

Ne do t’i shërbejmë klientëve tanë me integritet, kompetencë dhe objektivitet.
Ne do të mbajmë  informacionin dhe të dhënat e angazhimeve të klientit të klasifikuara dhe konfidenciale dhe do të përdorim informacionin në pronësi të klientit vetëm me lejen e klientit dhe në lidhje me punën e veçantë.
Ne nuk do të përfitojmë nga informacioni konfidencial i klientit për të mirën e kompanive tona, veten ose palët e treta.
Ne nuk do të lejojmë të lindin konflikte të interesit, të cilat ofrojnë një avantazh konkurrues për çdo klient nëpërmjet përdorimit të informacionit konfidencial nga një tjetër klient ose palë e tretë.

Kontratat

Ne do të pranojmë vetëm angazhime për të cilat ne  posedojmë kualifikimet e nevojshme, përvojën dhe kompetencën, ose ne do të hyjmë në marrëdhënie kontraktuale me ofrues të tjerë kompetent të shërbimit  në mënyrë që të arrijmë aftësitë e nevojshme për të siguruar nivelin e duhur të shërbimit.
Në kryerjen e angazhimeve të klientit, ne do të caktojmë vetëm personel me përvojë, njohuri dhe ekspertizë të provuar.
Ne do të informojmë menjëherë klientët tanë të ndikimeve të jashtme në objektivitetin tonë dhe do të ofrojmë tërheqjen nga një angazhim konsultimi kur pavarësia ose integriteti jonë mund të dëmtohet.

Tarifat

Në bazë të tarifave të pranuara dhe përvojës së akumuluar, ne do të informojmë dhe do të negociojmë paraprakisht me klientët tanë tarifat, të cilat janë të arsyeshme, legjitime, dhe korrespondojnë me shërbimet që ne ofrojmë dhe përgjegjësinë që marrim përsipër.
Ne do vëmë në dijeni  paraprakisht klientët tanë për çdo tarifë ose komision ndërmjetëse, të cilat ne do i marrim nga palët e treta për produktet apo shërbimet që ne kemi rekomanduar për klientët tanë.

Profesionalizëm

Ne do të respektojmë të drejtat e pronës inë telektuale të klientëve tanë, kompanive të tjera konsulente dhe nuk do të përdorim informacionin apo metodologjitë në pronësi pa lejen e tyre.
Ne nuk do të reklamojmë shërbimet tona në mënyrë mashtruese dhe nuk do të  kompromentojmë  profesionin e konsulentit apo të kompanive.
Ne nuk do të fshehim shkelje të Kodit të Etikës.