Inxhinieria konsiderohet si degë e matemetikës dhe shkencave të aplikuara. Për këtë arsye shihet si profesion më vete që nuk përafrohet mirëfilli me çdo lloj kompanie biznesi. E gjitha kjo varet nga njohja…
Duke krijuar një model matematik të përshtatshëm për një problem, inxhinieria me gamën e gjerë të profileve brenda saj, mundëson analizimin e këtij problemi dhe testimin e zgjidhjeve potenciale. Zakonisht egzistojnë zgjidhje të shumëfishta, të arsyeshme, ndërsa inxhinierët janë në gjendje të vlerësojnë sipas meritave zgjidhjet e ndryshme të mundshme, dhe të përzgjedhin atë të duhurën, që përkon më mirë më nevojat dhe kërkesat e kompanisë.
Disa nga degët e inxhinierisë që mund të qasen si zëra të veçantë konsulence sipas nevojave pranë biznesit, janë:
- Inxhinieria Programuese
- Inxhinieria Tekstile
- Inxhinieri Arkitekturë
- Inxhinieria Biologjike
- Inxhinieria e Ndërtimit
- Inxhinieria Civile
- Inxhinieria Elektrike
- Shkenca Inxhinierike
- Inxhinieria Financiare ( përfshin Inxhinierinë e Përpunimit dhe të Prodhimit)
- Inxhinieria Mekanike
Teknologjia e informatikës (IT)
Një nga shërbimet më të njohura të konsulencës për biznesin është Teknologjia e Informatikës (IT), pjesë e Inxhinierisë së Aplikuar.
Konsulenca IT i siguron biznesit:
- Kontratën vjetore të mirëmbajtjes
- Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të brendshëm
- Menaxhimin e marëdhënieve me klientët
- Planifikimin e burimeve të ndërmarrjes
- Dizajn programesh kompjuterike
- Shërbime të menaxhimit të njësisë prodhuese
- Ndërtim baze të dhënash
- Dizajn i Internet Faqeve dhe promocioni në rrjet
Shërbimet e IT –së ofrojnë zgjidhje biznesi dhe formacione të jashtme që prodhojnë rezulate konkrete për biznesin global, duke garantuar një nivel sigurie që asnjë kompani tjetër nuk mund ta arrijë.
Shërbimet e teknologjisë informatike ofrojnë një portofol të integruar, të udhëhequr nga konsulenca të IT-së dhe shërbime informatike të realizuara përmes modelit global të Rrjetit, të mirënjohur si pikëmatje e ekselencës në zhvillimin e programeve kompjuterike.