Anëtarësimi në ACN është i hapur për të gjitha kompanitë konsulente dhe konsulentët individualë të menaxhimit të cilët përveç dispozitave të nenit 14, par. 1 përmbushin kriteret minimale të mëposhtme :

- Për anëtarët e kompanive:

  1. Prania në tregun e konsulencës për të paktën dy vjet.
  2. Qarkullimi vjetor të barabartë me të paktën 10 000 euro në vit, në dy vitet para kërkesës për anëtarësim.
  3.  Referenca nga të paktën 2 projekte/ klientë, me personat dhe të dhënat e kontaktit.
  4. Pëlqimin/miratimin e Statutit dhe Kodit të Etikës së ACN.

- Për anëtarët individualë:

  1. Së paku pesë vjet përvojë profesionale përkatës e provuar.
  2. Të ardhura vjetore nga aktivitetet konsulente e barabartë me të paktën 5 000 euro në vit në dy vitet  para kërkesës për anëtarësim.
  3. Referenca nga të paktën 3 klientë / projekte / punëdhënës me personat dhe të dhënat e kontaktit.
  4. Pëlqimin/miratimin e Statutit dhe Kodit të Etikës së ACN

Bordi drejtues, mundet që për interes dhe për  më të mirën e ACN, të bëjë përjashtime dhe të vendosë për regjistrimin e anëtarëve, të cilët nuk përputhen me kriteret minimale, të përcaktuara në këtë dokument.

Kriteret e anëtarësimit aplikohen si për regjistrimin e aplikantëve të rinj ashtu sikurse dhe për vazhdimin e anëtarësimit.

Çdo vit Sekretari i Përgjithshëm kryen një rishikim të anëtarëve ndaj kritereve të anëtarësimit, pagesave të detyrimeve financiare, dhe komunikimeve të aktiviteteve  / reagimeve. Bazuar mbi këtë shqyrtim, Bordi drejtues është i ngarkuar për të dalë me një vlerësim dhe rekomandim për statusin e secilit anëtar. Në rast se një anëtar, para vlerësimit, nuk përputhet me kriteret minimale të anëtarësimit gjatë vitit të fundit, Bordi drejtues mundet të propozojë ose jo pezullimin e anëtarësimit. Vendimi duhet të merret  rast pas rasti dhe në interesin më të mirë të ACN dhe anëtarëve.