ACN është e përkushtuar për të shërbyer në interes të anëtarëve të saj, duke mbështetur përpjekjet e tyre për të siguruar një cilësi më të mirë të shërbimit ndaj klientëve të tyre.

Të gjitha kompanitë e konsulencës, bizneset, organizatat jo-fitimprurëse, administrata shtetërore dhe  lokale, programet e donatorëve të huaj dhe çdo përfitues i mundshëm i shërbimeve të konsulencës mund të përfitojë nga aktivitetet ACN.

Meqë konsulenca në menaxhim mund të nxisë të gjithë ekonominë, përfituesi përfundimtar i ACN është ekonomia shqiptare.