Shumë kompani sot janë të orientuara sipas tregut. Kjo do të thotë që kompania i përgjigjet në produkte dhe shërbime kerkesës së konsumatorit.
Në përgjithësi ka tre mënyra për ta bërë këtë: qasja e orientuar nga konsumatori, identifikimi i ndryshimeve në treg dhe rinovimimi i produkteve.
Praktika e Marketingut shihet si një industri kreative, e cila përfshin reklamën, shpërndarjen dhe shitjen. Në fakt paketa e shërbimeve të marketingut është shumë më e gjerë dhe e specializuar.
Marketingu pararend nevojat dhe prirjet e ardhshme të konsumatorit, të cilat shpesh zbulohen përmes atij që quhet “market research”, kërkim tregu.
Në dijen sipërfaqësore të publikut, por edhe në botën e biznesit, marketingu rëndom identifikohet me reklamën. Reklama është një aset shumë i rëndësishëm, por jo i vetmi i praktikës së marketingut.
Disa nga funksionet dhe dobitë e reklamës së sukseshme prodhojnë efekte të menjëhershme për kompaninë si:
- Rritja e shitjeve
- Bërja e njohur e produktit ose kompanisë që e ofron atë
- Ndërtimi i Markës
- Bindja e blerësve
- Prezantimi i një produkti të ri
- Mundëson lidershipin në treg
- Përballjen me konkurencën
- Informon mbi ndryshimet
- Kundërvepron ndaj reklamës së konkurencës
- Spikat Emrin e mirë
Marketingu i aplikuar në tërësinë e tij prodhon:
- Një shkallë më të lartë besueshmërie
- Risi të efektshme
- Përmirëson imazhin e kompanisë