Menaxhim Strategjik

Menaxhimi Strategjik është arti dhë mjeshtëria për të formuluar, implementuar dhe vlerësuar vendimet e rëndësishme funksionale, të cilat do t’i mundësojnë një biznesi arritjen e objektivave afatgjatë.
Menaxhimi stategjik është procesi i specifikimit të vizionit dhe objektivave të biznesit, duke zhvilluar politika dhe plane, shpesh në terma projektesh dhe programesh, të cilat janë hartuar për të arritur këto objektiva dhe më pas shpërndarjen e burimeve për të zbatuar politikat dhe planet, projektet dhe programet.
Menaxhimi strategjik është një kombinim i tre proceseve kryesore, të cilat janë:

1- Ndërtimi i Strategjisë

Performimi i analizës së situatës nisur nga vlerësimi i vetë kompanisë dhe analizimi i konkurentëve: njëkohësisht e brendshme dhe e jashtme, për mjedisin e ngushtë dhe të gjerë të biznesit. Kjo analizë e plotë dhe tërësore, përcakton edhe objektivat.
Këto objektiva duhet të vendosen të përcaktuar në kufinj kohorë, disa janë aftashkurtër, të tjerë janë afatgjatë.
Një strategji e tillë përfshin përbashkimin e qasjeve vizionare (panorama në tërma afatgjatë e një të ardhmjeje të mundshme), qëndrimeve mbi misionin  e kompanisë (roli që një organizatë i jep vetes në shoqëri), objektivave të përgjithshme të kompanisë ( financiare dhe strategjike), objektivave stategjike të njësisë së biznesit dhe objektivat taktike.
Në dritën e kësaj analize të situatës ku gjendet një kompani, objektivat e vendosur duhet të përkufizojnë një plan strategjik. Ky plan gjeneron detajet se si do të arrihen objektivat e vendosur.

2-  Implementimi i Strategjisë përfshin:

  • Shpërndarjen dhe menaxhimin e burimeve të mjaftueshme (financiare, të personelit, mbështetjen operacionale, kohën, mbështetjen teknologjike)
  • Vendosja e një zinxhiri komandimi ose ndonjë strukturë alternative
  • Transferimin e përgjegjësive për detyra ose procese të veçanta, individëve ose grupeve të veçanta

Implementimi i strategjisë po ashtu përfshin edhe menaxhimin e të gjithë procesit.

 
3-  Vlerësimi i Strategjisë

            Matja e efektivitetit të një strategjie për organizimin, është shumë e rëndësishme për të deduktuar në një analizë SWOT, e cila zbulon pikat e forta,  dobësitë,  mundësitë dhe kërcënimet, njëherazi të brendshme dhe të jashtme të kompanisë në fjalë.