Të gjithë anëtarët ACN do të kenë të drejta të barabarta në të gjitha shërbimet e ofruara nga shoqata.

Të gjitha shërbimet e kryera vetëm në favor të anëtarëve  janë pa pagesë për anëtarët.

Në rast se ACN ofron aktivitete të paguara, evente, shërbime dhe informacione,  për komunitetin e gjerë të konsultimit, ato vihen në dispozicion të anëtarëve me një zbritje deri në 50% ose falas. Çmimi dhe zbritjet janë subjekt i një vendimi të Bordit Drejtues duke ndjekur proçedurën e përcaktuar.

Në rast të dhënies së kontratave të drejtpërdrejta të klientëve ose kontakteve që  më vonë kanë çuar në kontrata, anëtarët e ACN duke përfituar nga ky shërbim,  paguajnë 5% të të ardhurave të shkaktuara; ndërsa jo-anëtarët paguajë një komision 10% të të ardhurave që rezultojnë nga një shërbim i tillë.

Në rast të pjesëmarrjes në evente të përbashkëta që kërkojnë fonde jashtë buxhetit kompanitë pjesëmarrëse ndajnë shpenzimet, ndërsa ACN mund të marrë një pjesë të tyre pas një vendimi të Bordit Drejtues, në përputhje me procedurën e përcaktuar.

Të gjitha të ardhurat i shkojnë  thesarit të ACN.