Tarifat e regjistrimit dhe kuotat vjetore të anëtarësisë do të jenë burimi kryesor i të ardhurave. Programi i tarifave dhe taksave mund të modifikohet nga Bordi Drejtues.

- Tarifat e regjistrimit

Çdo aplikues për anëtarësim ACN paguan Shoqatës një tarifë regjistrimi që mbulon shpenzimet që lidhen me pranimin. Taksa (tarifa) e regjistrimit është 5.000 lekë, me TVSH.

- Tarifat e anëtarësisë

Tarifa për anëtarët është 10.000 lekë me TVSH.
Tarifa e anëtarësimit duhet  paguar deri në fund të marsit. Nëse një anëtar është tre muaj prapa në detyrimet që ka, ai / ajo dënohet me pezullim nga anëtarësimi.