Zyra e Shtypit

E enjte, 20. March 2014 - 15:52

Takimi i radhës i Klubit të ACN u zhvillua në datën 06 Mars 2014, në ambientet e Kompanisë Communication Progress, si anëtare mikpritëse e këtij takimi. Klubi i ACN, i organizuar një herë në muaj, synon ndër të tjera edhe zhvillimin e marketingut për shërbime të anëtarëve - për - anëtarët. Pjesëmarrës në takim ishin 16 kompani konsulente. Takimi i shërbeu prezantimit të paketës së shërbimeve që Communication Progress disponon, zhvillon dhe shpërndan me fokus prezantimin e produktit IMPRO – Enterprise Resource Planning.

E hënë, 17. February 2014 - 10:45

Matricen e Konsulenteve dhe Fushave jepen vizualisht fushat e konsulencës të ofruara nga Anëtarët e Albanian Consulting Network.

E mërkurë, 12. February 2014 - 16:52

Kronika mbi tregun e konsulencës në Shqipëri dhe Sfidat me të cilat ai përballet. Rrjeti i Konsulentëve Shqiptarë (ACN) me mbështetjen e BAS Projektit të BERZH, ofron praktikat e para profesionale dhe të konsoliduara të Konsulencës Profesionale. https://www.dropbox.com/s/vy9jdyskco1i8b2/KRONIKA%20ACN.avi?n=71146120

E hënë, 3. February 2014 - 15:48

"Në kërkim të konsulentit të duhur"  http://www.monitor.al/ne-kerkim-te-konsulentit-te-duhur/është artikulli i radhës në Revistën Monitor për pasqyrimin e aktivitetit të radhës së ACN. Shkurt, 2014.

E premte, 31. January 2014 - 15:31
E mërkurë, 16. October 2013 - 10:44

 

Fuqizimi i Praktikave të Konsulencës Profesioale për ACN, ishte fokusi i trajnimeve mbi Diagnostikimi i Biznesit, Shitja dhe Marketingu i Shërbimeve të Konsulencës, Fillimi i një Biznesi Konsulence, dhe Menaxhimi i një Biznesi Konsulence. Tema dhe çështje që do të zhvillohen në një të ardhme të afërt për të gjithë anëtarët e interesuar të Albanian Consulting Network. Një përshkrim i përmbajtjes së këtyre trajnimeve u dha nga Z. Neritan Mullaj.

E hënë, 8. July 2013 - 16:55

 Artikull i shkruar nga Znj. Linda Shomo - Anetare e Bordit te ACN, dhe Z. Holti Banka

http://www.monitor.al/si-te-nxiten-pagesat-elektronike-ne-shqiperi-3/

E hënë, 10. June 2013 - 16:51

“Mobile payments in 2013: Future is cashless: The Case of EasyPay ALBANIA” është tema e diskutuar në vazhdën e trajnimeve peer-to-peer që ACN organizoi këtë të Enjte datë 6 Qershor, 2013. Prezantimi u mbajt nga Znj. Linda Shomo, Drejtore e Përgjithshme e EasyPay ALBANIA.

E hënë, 13. May 2013 - 14:08

Klubi i ACN zhvilloi takimin e radhës më datë 09 Maj 2013, me fokus përmbushjen e objektivit mbi ofrimin e trajnimeve peer-to-peer dhe diskutimin e planit të aktiviteteve dhe afatet kohore për realizimin e tyre.  

E mërkurë, 17. April 2013 - 10:31

Aktivitetet dhe pjesëmarrjet e ACN-së për promovimin, përfshirjen dhe rritjen e anëtarësisë së rrjetit të saj jane ne vazhdimesi. ACN mori pjesë në një nga trajnimet koordinuese të rradhës së ARZH-së të Tiranes, anetare themeluese e rrjetit te ACN-së.

E premte, 12. April 2013 - 16:30

Me 29 dhe 30 Mars 2013, ACN mori pjesë në takimin e organizuar nga ‘RESC Macedonia’ dhe A.R.ZH Korça (njëkohesisht dhe  anëtare e ACN) ne kuadër Projekti ndërkufitar që ka nisur në Maj të 2012, i cili ka për qëllim zhvillimin e SME-ve dhe fuqizimin e turizmit në zonat kufitare Maqedoni-Shqipëri (Bitola- Korçë). Pervec A.R.ZH Korça me perfaqesues z.Aurel Grabocka, nga ACN moren pjese edhe znj. Vanda Selimi, Sekretare e Pergjithshme, Znj. Brunilda Liçaj dhe Znj. Klodiana Çollaku eksperte në fushën e promovimit dhe zhvillimit të turizmit.

E mërkurë, 14. November 2012 - 10:42

Me daten 6 Dhjetor 2012, u lancua Rrjeti i Konsulenteve Shqiptare ne nje event qe u zhvillua ne Hotel TIRANA INTERNATIONAL me pjesemarrjen e donatoreve, organizatave nderkombetare dhe kombetare, shoqatat e biznesit si dhe konsulente shqiptare dhe te huaj qe operojne ne Shqiperi. Lexo njoftimin per shtyp...

E mërkurë, 14. November 2012 - 10:37

ACN fton te gjithe kosulentet shqiptare dhe te huaj qe operojne ne Shqiperi, te anetaresohen prane ketij organizmi me qellim qe te informohen per mundesite qe ofron tregu, te zgjerojne rrjetin e tyre si dhe te promovojne biznesin nepermjet Rrjetit. Te gjithe te interesuarit mund te gjejne informacion te detajuar ne seksionin Anetaresim te ketij siti, qe eshte dhe faqja zyrtare e ACN ne Shqiperi.

Nentor 2012

Faqet